Sacha Baron Cohen në rol serioz

5 Shtator, 2019 - 4:00 pm

Jemi mësuar ta shohim Sacha Baron Cohenin në role joserioze, kështu që ai është i panjohshëm në serialin e ri të Netflixit, “The Spy”, i cili u prezantua këto ditë me trailerin e tij të parë.

Seriali është frymëzuar nga jeta e Eli Cohen, agjentit të Mossadit i cili punon për shërbimin izraelit të inteligjencës. Gjatë viteve ‘60, Eli ishte në një mision sekret për t’u afruar me figurat ushtarake siriane dhe miqtë e tyre të pasur që kishin lidhje të mira.

Eli u dërgua për ta fituar besimin e një grupi njerëzish me ndikim dhe të bëhej shoku i tyre mjaft i ngushtë sa që t’ia tregonin disa prej iniciativave anti-izraelite. Megjithatë, kur më në fund u bë pjesë e këtij ekipi, ai nuk kishte më dëshirë t’i kthehej jetës së tij të vërtetë.

Seriali është i bazuar në histori të vërtetë, dhe prapa tij qëndron Gideon Raff. Seria e tij izraelite “Prisoners of War” kishte shërbyer si inspirim për serialin e popullarizuar “Homeland”.

Sacha Baron Cohen dhe seria e tij serioze e spiunimit në Netflix do të jetë në dispozicion duke filluar nga 6 shtatori. /KultPlus.com

Të ngjajshme