Seritë e suksesshme në garë për çmimin ‘Emmy’

13 Korrik, 2021 - 5:29 pm

Seritë “The Queen’s Gambit” dhe “Ted Lasso”, janë në mesin e projekteve që ua hoqën mërzinë amerikanëve në periudhën e izolimeve nga pandemia.

Këto seri të suksesshme pritet të jenë në garë për çmimin e serive më të mira “Emmy”.

Nominimet pritet të publikohen gjatë të martës në mbrëmje.

Në sezonin e katërt, drama e familjes mbretërore të Britanisë “The Crown” më shumë se kurrë i është afruar çmimeve kryesore.

Aktorët Josh O’Connor dhe Emma Corrin janë në mesin e favoritëve për të fituar çmimet individuale “Emmy”.

Ndërkaq seria “Ted Lasso” për trajnerin amerikan që nis karrierën në Angli, është një mundësi e artë që të fitojë ndonjë çmim në edicionin e 73-të të ndarjes së çmimeve “Emmy”.

Aktori Jason Sudeikis ka gjasa që të fitojë çmimin e aktorit më të mirë në seri.

Ndarja e çmimeve do të bëhet më 10 shtator dhe do të ketë numër të kufizuar të audiencës. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme