Vdes Richard Donner, regjisori i njohur amerikan

6 Korrik, 2021 - 7:30 pm

Regjisori, njëherësh producenti Richard Donner, i cili gjatë karrierës disa dekadëshe arriti të bëjë emër me punën e tij në film, televizion e teatër, vdiq në moshën 91 vjeçare. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kompania e tij e produksionit për revistën Variety , megjithatë ajo nuk ka bërë të ditur shkakun  e vdekjes së tij, transmeton KultPlus.

Donner u veçua për regjinë e shumë filmave, si Lethal Weapon, The Groonies, dhe supermenit origjinal.

Donner në vitin 1976 realizoi filmin The Omen, dhe me të arriti sukses. Në këtë film u paraqitën me role: Gregory Peck dhe Lee Remick. Pas tij, ai bëri regjinë e Superman.

Donner karrierën në film e filloi si aktor, por ai diplomoi për regji, ku u veçua për regjinë edhe të disa serive, si “Wanted: Dead or Alive,” “The Twilight Zone,” “The Man From U.N.C.L.E.” dhe “The Fugitive.”

Ky artist tani i ndjerë, bashkëpuoi edhe me kompaninë Hanna-Barbera.

Në vitet e 80-ta, Donner bëri regjinë e njërit prej filmave më personal. Ai bëri regjinë e filmit “Inside Moves,” , megjithatë përkundër asaj se u relizua mirë, filmi  nuk arriti sukses në boks office.

Donner më pas vazhdoi edhe me shumë angazhime në regji, tani bashkë me gruan e tij Lauren Shuler Donner me të cilën realizuan filmat si: “Omen III: The Final Conflict”, “The Lost Boys,” “Delirious,”, “Demon Knight” , “Bordello of Blood,”, “Tales From the Crypt”, e shumë të tjerë.

Richard Donner pas vetës la gruan e tij Shuler Donner, me të cilën u martua në vitin 1986, dhe më të cilën ishin bashkë gjerë në vdekjen e tij. / KultPlus.com

Të ngjajshme