Sonte në Wil të Zvicrës fillon festivali “Tri net Film Fest”

24 Tetor, 2019 - 2:16 pm

Në kuadër të organizimit për “Ditët e Kulturës Shqiptare“ në diasporë, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike e Kosovës organizon aktivitetin “Tri Net Film Fest” në Zvicër, që fillon sonte.

Për tri ditë me radhë, më 24, 25 dhe 26 të këtij muaji në Wil të Zvicrës do të mbahet aktiviteti “Tri net fest film”, transmeton KultPlus.

Gjatë këtij festivali, i cili organizohet nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Studio “Aktrimin” në Zvicër, do të shfaqen filma shqip të metrazhit të shkurtër dhe filma të huaj.

Filmat do të jenë të metrazhit të shkurtër, ndërsa festivali do të promovojë dhe do të afrojë autorët e rinj të filmit nga vendet e ndryshme të botës në Zvicër.

Orari i shfaqjes së filmave:

Më 24.10.2019

Filmat: “Tre” – Mirak Zymberaj, “Identity” Arben Fejzullahu, “The Neë Bride”- Alma Cocaj, “Uje dhe varre” – Ersin Shamli.

Më 25.10.2019

Filmat: “Ajo” – More Raca, “The Baby”- Ben Apolloni, “The Last Battle”- Alban Zogiani, “Vellau jem” – Burim Baftiu.

Më 26.10. 2019

Filmat: “Klithma”- Korab Lecaj, “Darka”- Suela Bako, “A long way home”- Iber Deari, “Me fal”- Besim Ugzmajli.

(Adresa: Toggenburgerstrasse 107, Wil 9500 Restaurant Misar) / KultPlus.com

Të ngjajshme