“The Unforgivable”, filmi i ardhshëm i aktores Sandra Bullock (VIDEO)

1 Nëntor, 2021 - 10:30 pm

Netflixi e ka publikuar trailerin e parë të filmit, “The Unforgivable”, i cili e sjell yllin e kinematografisë Sandra Bullock në rolin e një ish të burgosure që e ka vështirë të adaptohet në shoqëri.

Me regji të Nora Fingscheidtit, filmi vjen i bazuar në miniserinë britanike të vitit 2009, të titulluar “Unforgiven”.

Bullock e luan rolin protagonist të Ruth Slater e cila pasi e vuan dënimin për krim të dhunshëm, ballafaqohet me paragjykime të shumta teksa mundohet të riintegrohet në shoqëri dhe e nis kërkimin për motrën e saj të vogël, me të cilën i kishte humbur të gjitha kontaktet pasi ishte futur në burg.

Ky është filmi i parë i Sandra Bullockut nga ai i vitit 2018, “Bird Box”, i cili u shndërrua në hit të Netflixit pavarësisht se pranoi vlerësime të përziera nga publiku dhe kritikët.

Krahas yllit të njohur të hollywoodit, në film luajnë edhe aktorët: Viola Davis, Aisling Franciosi, Rob Morgan, Vincent D’Onofrio dhe Jon Bernthal.

“The Unforgivable” do të fillojë së shfaquri nëpër kinema të përzgjedhura më 24 nëntor ndërsa në platormën e njohur digjitale Netflix transmetohet nga 10 dhjetori. / KultPlus.com

Të ngjajshme