Vdes aktori amerikan Angus Cloud në moshën 25 vjeçare

1 Gusht, 2023 - 3:00 pm

Angus Cloud, i cili luante rolin e tregtarit të drogës Fezco “Fez” O’Neill në dramën e adoleshencës, vdiq dje në shtëpinë e familjes së tij në Oakland, Kaliforni.

“Me zemrën më të rëndë na u desh t’i themi lamtumirë një njeriu të jashtëzakonshëm sot,” tha familja e Cloud.

Cloud mori pjesë në funeralin e babait të tij në Irlandë javën e kaluar dhe, sipas familjes së tij, “luftoi intensivisht me këtë humbje”, shkruan BBC.

“Për ne kishte njëfarë ngushëllimi duke ditur se ai tani ishte ribashkuar me babanë e tij, i cili ishte shoku i tij më i mirë”, thanë familja e Cloud në një deklaratë.

Ndërkaq, për shkakun kryesor të vdekjes së aktorit Cloud, nuk ka ende informacione.

Karriera e aktorit tashmë të ndjerë, Angus Cloud kishte marrë hovin e tij me filmin ‘Euphoria’. Përpos aktrimit në filma, ai gjithashtu ishte shfaqur edhe në videoklipe për artistë duke përfshirë Becky G, Karol G dhe Juice WRLD. / KultPlus.com

HBO/EDDY CHEN/VIA REUTERS

Të ngjajshme