Vdes ish-aktorja e filmave të James Bondit, Tania Mallet

3 Prill, 2019 - 10:34 am

Tania Mallet, e cila luajti Tilly Mastersonin në filmin për James Bondin, “Goldfinger”, vdiq në moshën 77 vjeçare.

Kështu së paku kanë konfirmuar prodhuesit e këtij ekskluziviteti të filmit të famshëm amerikan rreth agjentit sekret.

“Na vjen të keq të themi se ka ndërruar jetë Tania Mallet, e cila veproi si Tilly Masterson në vazhdimin ‘Goldfinger’. Mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e saj në këto momente të vështira”, shkruan në llogarinë zyrtare të Twitterit të filmit rreth James Bondit.

Mallet ka lindur në Blackpool në vitin 1941 dhe është paraqitur në një prej filmave rreth agjentit më të famshëm sekret të të gjitha kohërave, së bashku me Sean Connery në vitin 1964.

Ndryshe, Mallet e filloi karrierën si modele dhe u bë aktore e njohur gjatë viteve të 50-ta dhe 60-ta të shekullit të kaluar. /Telegrafi/ KultPlus.com

Të ngjajshme