Vdes komediani Gallagher, i njohur për komeditë në vitet e 80-ta

12 Nëntor, 2022 - 12:45 pm

Ka vdekur në moshën 76 vjeçare komediani Gallagher, i njohur për komeditë në vitet e 80-ta.

Sipas një deklarate të dhënë për CNN nga Marquardo, komediani nda nga jeta i rrethuar nga familja e tij në Palm Springs, Kaliforni.

Gallagher, i lindur si Leo Gallagher, u bë një emër i njohur në fillim të viteve ’80 me një komedi speciale të titulluar “Një mbrëmje e pacensuruar”, komedia e parë speciale e transmetuar ndonjëherë në televizionin kabllor, sipas një nekrologjie të shpërndarë nga Marquardo.

Ai u shfaq në “The Mike Douglas Show”, në “The Merv Griffin Show” etj. / KultPlus.com

Të ngjajshme