Vdiq aktori John Aniston

15 Nëntor, 2022 - 9:01 am

Ka vdekur në moshën 89 vjeçare aktori veteran, John Aniston.

Aniston ishte i njohur për punën e tij në “Days of our lives”.

Lajmi u bë i ditur nga vajza e tij, aktorja Jennifer Aniston.

“Ti ishe një nga njerëzit më të mirë që kam njohur ndonjëherë. Unë jam shumë mirënjohëse që u ngjite në qiell në paqe dhe pa dhimbje”, shkroi ajo.

Aktori u shfaq në shumë seriale televizive, përfshirë në mbi 3 mijë episode të “Days of our lives”.

John lindi në ishullin grek të Kretës në vitin 1933. Ai shkoi në SHBA për të jetuar kur ishte veç dhjetë vjeç. Mbiemri i tij është Anastassakis, por më pas familja e tij e ndryshuan në Aniston.

Karriera e tij zgjati më shumë se 50 vjet./21Media / KultPlus.com

Të ngjajshme