Yllka Gashi: ‘Zgjoi’ na solli gëzim e na bëri krenarë të gjithëve dhe shkroi histori te re për kinematografinë tonë

8 Shkurt, 2022 - 4:20 pm

Sot janë bërë të ditur emrat e filmave të nominuar për kategorinë e filmave ndërkombëtarë nga “Oscar”, listë në të cilën filmi “Zgjoi” nuk arriti të futej, shkruan KultPlus.

Ylli i filmit, Yllka Gashi, ka reaguar duke thënë se përmes “Zgjoi” Kosova pati një shpërthim ndërkombëtar.

“Zgjoi” që e punuam me shumë pasion e përkushtim, na hapi dyer e na e mundësoi jo vetëm të kemi shpërthim ndërkombëtar në karrierat tona, por edhe ta promovojmë Kosovën e suksesin e grave të Kosovës. “Zgjoi” na solli gëzim e na bëri krenarë të gjithëve dhe shkroi histori te re për kinematografinë tonë! Ishte dhe mbetet rrugëtim i bukur e i paharruar, për të cilin jam shumë falenderuese! Falemnderit shumë që u gëzuat për ne e për dashurinë e përkrahjen e jashtëzakonshme që na e keni dhënë tash e një vit! Jam e bindur që në vitet në vijim filmi kosovar do të bëjë histori duke u nominuar e fituar në edicionet e ardhshme të Akademisë. Kosova ka shumë talent e rrëfime autentike të cilat duhet t’i tregojmë! Edhe njëherë falemnderit nga zemra!”, shkroi ajo në “Facebook”.

Filmi me regji të Blerta Bashollit po vazhdon të shfaqet në vende të ndryshme e kinema evropiane. /KultPlus.com

Të ngjajshme