27-vjeçari shqiptar që po fiton famë me shërbim hotelierie në Nju-Jork

8 Tetor, 2019 - 12:00 pm

Njihuni me të riun Premtim Gjonabalic, ose Timin siç e thërrasin. Biznesi që ai ka themeluar i lejon hotelet të merren me përmirësimin e kujdesit për klientët, duke ua lehtësuar barrën e shërbimit të ushqimit në dhomë.

“Mua më pëlqen mikpritja. Duke patur parasysh trojet nga vijmë, ne nuk kemi patur shumë gjëra për t’u dhënë të tjerëve, por kemi patur mikpritjen. Problemi është si ta shndërrosh këtë në një shkallë më të gjerë dhe kjo më nxiste shumë të mendoja.”

Kompania e Premtimit lejon që klientët e hoteleve në mbarë Nju Jorkun, të porositin ushqim në dhomë me një klikim. Është diçka që klientët e pëlqejnë. Është diçka e re në hotelerinë e Nju Jorkut.

“Këtu është si të thuash zemra e imigracionit. Është një pjesë sentimentale e qytetit për mua. Këtu babai im zuri punën e parë dhe kaloi 15 vjet të jetës.”

“Ky është një pasion për mua, nuk është diçka për shitje të shpejtë.”

“Unë jam prej 30 vjetësh në këtë biznes. Punojmë çdo ditë, shtatë ditë në javë. Duhet punë.”

“Kur nisa të punoj me babanë dhe filluam të ndërtonim biznese të vegjël, e kuptova se kisha filluar ta doja shumë këtë punë. Isha i mirë në shkollë, por jo se më pëlqente shumë. Më pëlqente të krijoja diçka të re. Pra, bëra plane për të studiuar mjekësi. Por e kuptova se zemra ime nuk ishte aty.

“Jam patriot në ekstrem. E dua vendlindjen dhe kulturën që kemi trashëguar dhe natyrisht njerëzit.”

“Kam qenë në Shqipëri kohët e fundit, kemi shëtitur gjithë bregun dhe na ka pëlqyer shumë; kjo na ka bërë të ndjejmë patriotizëm dhe lidhje me njerëzit tanë”, thotë ai. /KultPlus.com

Të ngjajshme