займ на карту онлайн потребительский кредит

Abuzimi seksual ndaj vajzës nga Drenasi bëhet lajm ndërkombëtar

31 Tetor, 2019 - 3:20 pm

Vajza nga Drenasi e cila u abuzua seksualisht, e më pas edhe u detyrua të abortojë, është bërë lajm edhe në mediat ndërkombëtare.

ElPeriodico, gazetë spanjolle, e ka titulluar lajmin “Drama e një adoleshenteje – E abuzuar nga mësuesi, polici, avokati dhe gjinekologu”, transmeton KultPlus.

Dje Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të mitur, ngriti aktakuzë kundër gjashtë personave të përfshirë në këtë skandal, që tashmë u bë lajm i kronikave të zeza edhe nëpër botë.

Gazeta spanjolle shkruan se edhe presidenti kosovar Hashim Thaçi e ka përshkuar rastin “tragjik e monstruoz”. Kjo gazetë, citon edhe AFP-në në raportimet e saj.

“Gjashtë persona, përfshirë mësuesin, policin e avokatin e vajzës, u paditën të mërkurën nga drejtësia në Kosovë për përdhunim të një adoleshenteje, e cila më vonë u detyrua edhe të abortojë”, thuhet ndër tjerash.

Kjo gazetë shkruan se historia e kësaj adoleshente nga Drenasi, në Kosovë, “ka tronditur popullatën kosovare, e cila ka shkaktuar një debat të madh publik”.

Abuzimet ndaj vajzës nga Drenasi u zbuluan në shkurt të vitit të kaluar, derisa 16 vjeçarja, shkruan kjo gazetë, u përdhunua në mënyrë të vazhdueshme prej vitit 2017 deri 2018.

“Ajo u abuzua fillimisht nga mësuesi i saj, më pas një polic, në fund nga avokati dhe gjinekologu”, shkruan tutje elPeriodico.

Kjo gazetë rikujton edhe debatet parlamentare që u zhvilluan në Kosovë lidhur me këtë rast.

Kujtojmë dhe njëherë se rasti u nxor në publik nga avokati Gazmend Halilaj. Ai u arrestua pasi dyshohej se edhe ai e kishte keqpërdorur vajzën, por më pas, prapë u lirua.

Ndërkaq dje, nga Prokuroria Themelore është ngritur aktakuzë ndaj tij. /KultPlus.com

Të ngjajshme