Ambasada japoneze në Kosovë: Ngushëllimet që kemi marrë sot për Aben janë dëshmi e miqësisë sonë

8 Korrik, 2022 - 9:00 pm

Ambasada e Japonisë në Kosovë, ka reaguar pas vrasjes së ish-kryeministrit të këtij shteti, Shinzo Abe.

Përmes një shkrimi në Facebook, ambasada japoneze thotë se janë të pikëlluar nga vdekja, teksa shtoi se Abe nisi Iniciativën e Bashkëpunimit të Ballkanit Perëndimor për të promovuar paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Ngushëllimet që kemi marrë sot janë dëshmi e marrëdhënieve tona të forta miqësore ndërmjet Japonisë dhe Kosovës, për të cilat zoti Abe dha një kontribut të madh”, thuhet në reagim.

Kujtojmë se ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, u vra sot nga një person gjatë një fjalimi që ishte duke e mbajtur. /KultPlus.com

Të ngjajshme