займ на карту онлайн потребительский кредит

Artisti shqiptar Bujar Berisha fiton çmimin e kulturës në Zvicër

11 Nëntor, 2020 - 11:14 pm

Artisti Bujar Berisha ka fituar çmimin vjetor për kulturë të komunës Emmen në Zvicër.

Sipas “Luzernerzeitung” ai është vlerësuar si muzikant, shkrimtar, skenarist, producent muzikor, reporter, fotograf, artist grafik, stilist dhe krijues filmash.

Berisha njihet për artin e tij multidisiplinar. “Çmimi i Kulturës Emmen më jep një shtysë të mëtejshme për punën time. Kjo tregon se jam në rrugën e duhur dhe se arti im kuptohet”, ka thënë Berisha.

Brahim Aakti, drejtor i shkollës së Kulturës thotë se “Berisha është unik si një artist i gjithanshëm dhe dallohet në skenën kulturore të Emmen. Punimet e tij mbështesin angazhimin kritik të invididit dhe shoqërisë”.

Me grupin e tij “Die Diebe” Berisha përpiqet të formësojë një botë më të mirë dhe të tërheqë vëmendjen për problemet sociale. “Unë e shoh artin si shkencë, dua të kërkoj zgjidhje. Vetëm ajo që shihet si e pamundur është e pamundur”, thotë Berisha i cili sapo ka marrë çmimin për punën e tij artistike.

Projektet e ardhshme të Bujar Berishës janë të larmishme. Grupi janë duke punuar në një kalendar vjetor dhe do të kenë një album të ri që do të dalë më 27 nëntor 2020.

Por krahas të tjerash Berisha është i angazhuar dhe në jetën politike të vendit ky është zgjedhur anëtar i asamblesë nga Partia Socialdemokrate në komunën e tij./ KultPlus.com

Të ngjajshme