Bill Clinton mbërrin sot në Tiranë, zbardhet agjenda

3 Korrik, 2023 - 9:30 am

Presidenti i 42 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, viziton për herë të parë ditën e sotme tokën shqiptare, ku do të qëndrojë deri në 4 korrik, ditë që përkon me pavarësinë e SHBA.

Clinton do të pritet me ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama ndërsa do të dekorohet me dekoratën e lartë “Ylli i Mirënjohjes për Arritjet Publike”. Presidenti Clinton do të mbajë edhe një fjalim përgjatë Ceremonisë. Kjo është vizita e parë e presidentit të 42 të SHBA në Shqipëri./ KultPlus.com

Të ngjajshme