Çeku i shkruan Dioqezës në Rashkë për sanimin e dëmeve në Manastirin e Banjskës

6 Tetor, 2023 - 8:13 pm

Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, i është drejtuar me shkresë zyrtare Dioqezës në Rashkë të Prizrenit për sanimin e dëmeve në Manastirin e Banjskës në Zveçan, të shkaktuara nga sulmi terrorist i datës 24 shtator.

Kështu ka bërë të ditur vetë ministri Çeku në llogarinë e tij në Facebook, ku ka publikuar edhe shkresën.

“Konform detyrimeve, autorizimeve kushtetuese dhe ligjore ftojmë autoritetet e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë për bashkërendim të veprimeve deri në ndërhyrjet e nevojshme restauruese për sanimin e dëmeve në këtë aset të trashëgimisë kulturore”, ka shkruar Çeku. /KultPlus.com

Të ngjajshme