Çiklistët italianë falënderojnë “Zemrën e madhe të shqiptarëve” për ndihmën e ofruar në luftën me Covid19

20 Gusht, 2020 - 8:11 pm

Është bërë e ditur se një grup miqsh nga Rajoni i Venetos janë nisur me biçikleta drejt Romës, për të falënduar zemrën e madhe të shqiptarëve.

Ky grup i apasionuar çiklistësh do të përshkojë rreth 1300 kilometra me etapa të ndryshme simbolike, për të falënderuar grupin shqiptar të mjekëve dhe infermierëve që shërbyen në spitalin e Brescias, gjatë emergjencës Covid 19.

Të dielën, më 23 gusht, në etapën finale, në Romë, ata do të priten në Qendrën Kombëtare Operative të Mbrojtjes Civile nga Kordinatori i Komitetit Teknino Shkencor i Qeverisë italiane për përballimin e infeksionit, Agostino Miozzo.

Grupi i çiklistëve do të finalizojë këtë tour solidariteti në selinë e Ambasadës së Shqipërisë, ku do të priten nga Ambasadorja Anila Bitri Lani, së cilës do t’i dorëzohet çmimi simbolik për kontributin e mjekëve, infermierëve dhe personelit sanitar shqiptar.

Etapa e parë 230 kilometra, qyteti i Brescias, në spitalin e të cilit dhanë ndihmën e pakursyer mjekët shqiptarë. /albinfo/ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme