Delegacioni nga Kosova ftohet për t’u njohur nga afër me një nga festivalet më prestigjioze në Francë

8 Korrik, 2022 - 1:18 pm

Ambasada e Francës në Kosovë së fundmi ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të bëhet hapja e Festivalit Avignon, shkruan KultPlus.

Përgjatë kësaj jave do të marrë pjesë edhe një delegacion prej shtatë profesionistësh të kulturës nga Kosova, të cilët për tre ditë do të njihen nga afër me një nga festivalet më prestizgjioze në Francë.

Më poshtë sjellim postimin e tyre të plotë:

Gjatë kësaj jave hapëse të Festivalit të Avignon, një delegacion prej shtatë profesionistësh të kulturës nga Kosova🇽🇰 po qëndrojnë qytetin papnor me ftesë të Ambasadës së Francës në Kosovë. Tre ditë për t’u njohur nga afër me një nga festivalet më prestigjioze në Francë🇫🇷 në ritmin e skenës dhe për t’u zhytur në risitë e shumta të tij përsa i përket politikave kulturore. Le të fillojë shfaqja! / KultPlus.com

Të ngjajshme