Donjeta Sadiku shkruan historinë, arrin normën olimpike për Paris 2024

9 Mars, 2024 - 2:33 pm

Donjeta Sadiku i ka sjell normën e parë olimpike në histori të boksit të Kosovës.

Boksierja jonë siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi sot mundi italianen, Alessia Mesiano, në gjysmëfinalen e kategorisë -60 kg, të turneut botëror kualifikues për LO Paris 2024.

Me katër fitore radhazi, Sadiku siguroi ‘vizën’ për Olimpiadën që mbahet këtë vit në Paris. / KultPlus.com

Të ngjajshme