Figura e nënës e ndërlidhur me dhembjen e mallin në krijimtarinë e Xhevdet Bajraj

2 Qershor, 2023 - 11:16 pm

Nga Edita Bllaca

Figura e nënës në krijimtarinë e Bajraj

Kafe me Nënën – është një vepër poetike e shkruar në formë të poezisë e ndarë në katër kapituj me gjithsej 88 poezi. Këtë vepër letrare Bajraj e ka shkruar gjatë kohës që po qëndronte në vendlindje, pikërisht në Rahovec, bukuria e keti libri qëndron në gjuhën e pasur poetike të autorit.

Si personazh lirik i kësaj vepre ishte figura e Nënës ku motivi tematik në këtë vepër është Nëna e vet shkrimarit e cila tashmë kishte një vit që kishte ndërruar jetë, vdekje kjo e cila ishte një tronditje e madhe për autorin por njëkohësisht një frymëzim i madh për të, i cili me anë të poezive mundohej që të bisedonte me të dhe ta mbante gjallë figurën e saj.

Përveç tematikës së nënës, Bajraj me mjeshtërin e tij në këtë vepër me plot poezi bën ndërlidhjen edhe të poezive të ndryshme me tematika e koncepte të tjera.

Libri që në faqen e parë në formë të veçant na tregon se ajo që ne do të lexojmë në vazhdim është një dedikim për nënën e tij, dhe pastaj do njoftohemi në pergjithsi nga shkrimtari Adil Olluri për magjin e poezisë së autorit ku në formë të shkurtë gjejmë analizën se çfar përmban përbrenda ky liber.

Vepra është e ndar në katër kapituj të cilat jan të titulluara me emrat e katër poezive brenda librit si : Fishkëllimë e vdekjes, Brenda shtëpisë së braktisur, Gjethi që kishte fytyrën e Nënës sime si dhe Pas vrimës së qelësit.

Në këto poezi Bajra na flet për të tashmën dhe të shkuarën e tij ku nëpërmjet figurës së nënës na shpreh dhimbjen, nostalgjinë, aktualitetin shqiptarë, si dhe mallëngjimin për vendlindje pasi që Bajra dhe familja e tij në vitin 1999 ishin larguar nga Kosova ku më pas u shpërngulën në Meksikë, prandaj për këtë arsye veprat e tij jan të përkthyera edhe në gjuhën Spanjolle, por njëhkosisht jan të përkthyera edhe në shumë gjuhë të tjera.

Pordorimi i figurave poetike në këtë vëllim është tejet i pasur, edhe pse poezit nuk jan shumë të lidhura me njëra-tjetrën e as vazhdim i njëra-tjetrës, në to gjejmë gjendjen emocionale të poetit si të trazuar, shpërthyese e ritmike, me një gjuhë të të shprehurit te fjalëve të kalibruara të zgjedhura e të analizuara me kujdes.

Nëna si motiv tematik

Poezit të cilat që nga titulli kuptohen se jan dedikim për nënën janë:
Kafe me nënën- (prej nga ku e mer titullin edhe vepra), Nëna dhe Pëllumbat, Medaljoni, Tetëdhjetë e tri vjet zgjati rruga e saj , Mëngjesi në Rahovec, Gjethi që kishte fytyrën e nënës, Nëna ime dhe lulet, Mendoja se po fle, Qe tetë muaj…

Dhembja që autori shpreh në këto poezi është lehtësisht e dallueshmë për ta kuptuar e për ta ndjer edhe ne që në realitet i kemi prindërit të gjallë, e mendoj se pikërisht kjo është arsyeja që autori në fillim na përshëndet neve lexuesëve me anë të një poezie “Për lexuesin” duke na thën:

“Ti i dashur lexues më fal, ai që shkon drejt vdekjes të përshendet”,

e duke na kërkuar falje sepse e dinte se edhe ne do të zhytemi në dhembjen e tij.

Tek poezia e parë e lartëcekur autori na jep një poezi dialogu në mes tij e nënës së tij, duke na e përshkruar në mënyr të detajuar çdo detaj të bisedes në mes tyre në një ditë vjeshte, një përshkrim me përzirje ndjenjash, ditë dhimbje për vdekjen e Irfanit para 20 viteve dhembje që është e freskët po edhe at ditë, një zonjë e moshuar floke zbardhur, me shikim e degjim të dobësuar që po kërkonte përgjigjje për pyetjen që Bajraj përgjigjej me aq mjeshtëri me një alegori simbolike:

Nëna- bir pse disa viteve u mungojnë muajt
Bajra- Pije kafen Nënë pije, jan vite të krimbura
Me anë të këtyre dy vargjeve kuptojmë se ishte fjala për muajt e viteve ku kishin humbur të dashurit e tyre.

Tek poezia tjetër “Tetëdhjetë e tri vjet zgjati rruga e saj”autori na njofton me moshën e vdekjes së saj, duke përdor figurën e paralelizmit duke na shprehur se përplot 83 vite Bajra ishte rritur me plot dashuri e lumturi përkrah nënës së tij, e duke shprehur së duke u rritur ai nëna e ti po plakej e sa erdhi koha edhe për të blerë arkivolin e saj e me vete i dha gjysmën e shpirtit. Me një simpatizi të madhe na paraqet figuren e saj si një perëndesh që i la pas agonin e saj për të vazhduar për të jetuar.

Një cop të shpirtit ia dhash me vete
Dhe e mbulova me dhe

Poezia “Qe tetë muaj”- është një poezi e shkurtër ku autori këtu na njofton për muajt që kishin kaluar pas vdekjes së saj. Një poezi e ndërtur mbi figurat poetike si pytjet retorike e përdorimit të hiperboles:

Qielli qan pa ndërprrë
Që tetë muaj nëna ime gjendet atje
. . . . . . . . . . .. . . . . . . .
A thua nënës po i dhemb ndokund
A thua nëna e ka ndonjë brengë

Në fillim të punimit cekem së kjo vepër është e mbushur me motive të ndryshme ideore e tematike e përveç asaj ku figurë kryesore kemi nënën, autori në këtë veper na jep një poezi lirike “Rruga e Diellit” që njëhkosisht është poezia më e gjatë e kësaj vepre që Bajra ia dedikon nipit të tijë me rastin e ditëlindjes duke e mbushur me urata e me plot këshilla për jeten si të jetoj e ku të jetoj, kë të besoj e kë të mos e degjoj të mos vdes për atdhe se edhe atdheu të tradhëton por më së shumti e këshillonte që të jetonte i lumtur të bënte gjithmonë atë që donte por e këshillonte të dallonte se ajo që bënte nuk është e gabuar , por njëhkosisht edhe në këte poezi na shpreh një lloj tjeter dhimbjeje atë që nuk ishte pranë tij në këtë ditë feste e si figurë kryesore të kësaj poezi mundë të themi se është Epifora :
ee bëhëm guri
qaj si guri
përplasem si guri
thyhem si guri

Dashuri Virtuale e autorit.

Mallin që autori kishte për atdheun e shpreh edhe në këtë veper me anë të poezisë “Vera e vitit 2020”, poezi kjo që ishte një dedikim për të gjitha vendet që dikur Bajra i kishte vizituar por që nuk po mundej që ti vizitonte në vitin 2020 e që nuk do i viziton asnjëher më , krejt kjo pasi që ai nuk mundë të vinte në Kosov përshkak të sëmundjes së tij që po e trajtonte në Meksik, ku edhe vdiq me mallin për vendlindjen e tij, për dhimbjen për te rregulluar varrin e nënës së tij, e për të pir edhe njëher kafen e parë në shtëpi në Kosovë.

Dashuria e tij për Rahovecin ishte një dashuri virtuale që autori afërsin me të e shprehte vetëm nëpërmjet poezisë, jo vetëm në këtë poezi por edhe në shumë të tjera ku kishte si tem pasqyrimin e bukurive të atdheut, duke shprehur ndjenjat e krenaris dhe të atdhedashurisë, me elemente të fuqishme poetike dhe me detaje të cilat na krijojnë emocion e me to krijohen poezi madhështore me tingëllime të ndjenjave më të bukura të shpirtit shqiptar.

Koncepti poetik i vdekjes

Poezit- Paramilitari, Dëshmia e një ushtari të armikut, Fishkëllima e vdekjes, janë poezi ku autori përmes gjuhës poetike na njofton me mizorin të paramilitarëve e të derrave të njesisë speciale të policis të çetes së pirotit, kur njëri kishte prer koken e një shqiptari, kishte zir trupin e tij për ti mar dhëmbet e arit, për të bër inicialet e birit të tij që ishin të njejta me inicialet e viktimës, se si dhunohej një grua e paramilitari pinte qumshtin e saj para se ta vriste, pra ka bër përshkrimin e gjendjes mizore e vdekjeve makabre, në këto poezi na jepet edhe koncepti poetik i vdekjes duke na krijuar kontrast me vdekjen e natyrshme të nënës së tij dhe vdekjen e ketyre viktimave si vdekje e dhunshme.

Poezia- “Vallëzimi i të marrëve” është një poezi ku Bajraj shpreh revoltën e tij ndaj njerëzve që vallëzojnë pa ndonjë arsye e tek poezit ku Bajraj shfaq revolten e tij hynë edhe poezia tjetër “Shtëpia e zvarranikut”, ku shfaqet paknaqësia e autorit për lirinë që ndonse e kemi fituar e duke shprehur pakënaqesitë e tij rreth realitetit shoqëror të kësaj kohe me anë të simboleve e të alegorisë.

Bajraj nëpërmjet këtyre poezive me anë të eufemizmit e ironisë mundohej të shprehte mllefin e tij dhe nuk rreshti së përpjekuri që ta bëj vendin e tij një vend më të dashur e më komod që gjeneratat e reja të mos ken fatin e tij të largoheshin larg vendëlindjes së tyre, e të mos ndjenjë melankolinë e humbjes së fëmijërisë njejt sikur të fëmijëve që tashmë jan të rritur:
Ja ku e kemi lirinë
si kafshë e lidhur prapa nevojtores
mbi kulmin e së cilës valon
flamuri kombëtar
dhe e ushqejmë kur të na bie ndërmend për të
me përalla
me këngë patritotike dhe me poezi.

E krejt në fund ashtu siç e kemi cekur më lart mjeshtëria që Bajra tregon në poezit e ti është ndër më të veçantat se si në një veper të vetme arrin të prek lloje të ndryshme të motiveve ideore e tematike, e më e veçanta është se si secili lexues që lexon veprat e tij zhytet në çdo rresht të tij.

Edhe pse ishte një veper kryesisht dedikuar nënës së tij për mua ishte një veper në te cilën autori ishte munduar të shprehte dhembjen për të gjitha aspektet, për nënën, mërgimin e lirinë.
Është një veper të cilen ne mund ta lexojmë shumë herë dhe përsëri do të ndjehëmi sikurse po lexojmë një diçka të re, po ashtu një veper e cila është e vëshitrë për tu analizuar sepse poezit e tij kryesisht janë thëmbuese, me mesazhe përquese, ku po të mos të djeg vëshitr ta kuptosh.

Bajra tashmë u bashkua me nënën e tij, atdheun e tij e neve na la mbrapa me pavdeksinë e tij falë veprave të pasura që la mbrapa që vështirë se do krijohen të tilla përsëri e që Letërsisë Shqipe do i mungojë një shkrimtar i tillë.

Shënim; Punimi është paraqitur në lëndën Letërsi aktuale shqipe, që ligjërohet nga prof.dr.Sali Bashota, në studimet e nivelit master, Dega Letërsisë Shqipe, Fakulteti Filologjisë, Prishtinë./KultPlus.com

Të ngjajshme