Fituesi i Çmimit Nobel në Kimi, Dan Shechtman mban nesër fjalim frymëzues në Prishtinë

3 Maj, 2023 - 1:35 pm

Fituesi i Çmimit Nobel në Kimi, Dan Shechtman do të mbajë nesër një fjalim frymëzues në Prishtinë të shoqëruar nga një panel diskutimi me temë “Pse në universitetetet kosovare studentët duhet të mësojnë për teknologjinë, si dhe pse  fëmijët në kopsht duhet të mesojnë për shkencën”, përcjell KultPlus.

Ky takim i organizuar nga ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv dhe shoqata Austriako – Kosovare, do të mbahet në sallën kryesore në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës ‘Pjetër Bogdani’.

“Nën organizimin e Shkëlqesisë së Saj znj. Tamar Ziv, Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, dhe Shoqatës Austriako-Kosovare, (OeKG), në sallën kryesore (hollin) e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, nesër (e enjte), 4 maj 2023, nga ora 17:00 deri në orën 19:00, Dr. Dan Shechtman nga Shteti i Izraelit, fitues i Çmimit Nobel në Kimi, do të japë një fjalim frymëzues të shoqëruar nga një panel diskutimi me temë “Pse në universitetetet kosovare studentët duhet të mësojnë për teknologjinë, si dhe pse  fëmijët në kopsht duhet të mesojnë për shkencën””, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Izraelit në Kosovë./KultPlus.com

Të ngjajshme