Frederik Ndoci: Është turp të krahasohet Adem Jashari me Gjergj Kastriotin

9 Qershor, 2020 - 8:45 pm

Këngëtari i njohur shqiptar Frederik Ndoci ka reaguar mbi krahasimin e Adem Jasharit me Gjergj Kastriotin, sipas të cilit, është turp të bëhet një krahasim i tillë. Ai ka thënë se Adem Jashari mund të krahasohet me Mujo Ulqinakun, Isuf Xhelilin, Elez Ndreune…, por jo me Gjergj Kastriotin. Sipas tij, i pari luftoi për 5 deri në 6 orë, kurse Gjergj Kastrioti për 25 vjet, shrkuan KultPlus.

“Gjergj Kastriotin po duan ta marrin fqinjët, e ne po duam ta zvogëlojmë. Gjergj Kastrioiti, për mua ka vlera sa të gjithë heronjtë e tjerë së bashku” ka shkruar Ndoci.

KultPlus ju sjell të plotë dhe pa ndërhyrje reagimin e Ndocit.

Kush asht ai stupid qe krahason Gjergj Kastriotin dhe heroizmin e Tij e ven ne nji nivel me Adem Jasharin?
Shoh shpesh nivele zh qe bajn krahasime jashte logjikes.
Adem Jashari si hero mund te krahasohet
me Mujo Ulqinakun
me Isuf Xhelilin
Elez Ndreun
me Selam Musan
me Oso Kuken
Sef Kosharja e tjer…
Ku na afer asht Oso Kuka, ne kull te barotit, se paku ai vrau disa dhjetra malazez kur ndezi kullen e barotit.
Asht turp me e karahasu heroin e koheve moderne qe ka ba rezistenc nja 5-6 ore (po thona) luftime, dhe sakrifikoi tan familja, sepse menduen se serbi nuk shuen nji familje te tan per nji njeri.
E sot ka njerez me qellim ose injorant qe e krahasojn me Gjergjin qe ka luftu 25 vjet.
Dhe asht i krahasuem me Aleksandrin e Madh me Pirron Me Huniadin Me Atilan me Xhin Xhis Khan, Jul Çezarin etj.
Gjergj Kastrioti po duen me ta marr tan kojshite si super hero te vetin, e na dona me e zvoglu sa te mundena.
Heroi yne per mu ka vlera, sa te gjith herojt e tjere te marr sebashku../KultPlus.com


Të ngjajshme