Gazeta amerikane në vitin 1928: Këtë javë, Tirana u ndriçua për herë të parë në historinë e saj nga dritat elektronike

5 Dhjetor, 2021 - 11:49 am

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Dhjetor 2021

“The New York Herald” ka botuar, të dielën e 11 nëntorit 1928, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me ndriçimin elektrik historik të kryeqytetit shqiptar, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Tirana tashmë e ndriçuar nga dritat elektrike

Tiranë, Shqipëri, e shtunë. — Rrugët e ngushta të kryeqytetit piktoresk të Shqipërisë u ndriçuan këtë javë për herë të parë në historinë e tyre nga llambat elektrike dhe grupe të vogla qytetarësh shiheshin të mbledhur rreth shtyllave duke admiruar rrezet e shndritshme që bienin mbi to.

Punimet që furnizojnë rrymën janë ndërtuar tërësisht me kapital shqiptar dhe janë ndër më modernet në Europën Lindore.

Gazeta e parë e përditshme e botuar në Shqipëri doli të hënën. Quhet “Gazetaere” dhe botohet nga një kompani e cila u krijua për të zhvilluar kulturën shqiptare nëpërmjet botimit të gazetave, literaturës së lehtë (argëtuese) dhe revistave.

https://www.darsiani.com/la-gazette/gazeta-amerikane-1928-kete-jave-tirana-u-ndricua-per-here-te-pare-ne-historine-e-saj-nga-dritat-elektrike/

Të fundit

Të ngjajshme