Gazeta belge ‘La Libre’: Vjosa Osmani, politikane dhe feministe me duar të pastra

23 Mars, 2021 - 5:26 pm

Gazeta ndër më të njohurat “La Libre” në Belgjikë e ka përshkruar deputeten njëkohësisht kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin si një politikane dhe feministe me duar të pastra.

Sipas kësaj gazete, Osmani mishëron vullnetin për ndryshim të një gjenerate të re të kosovarëve.

Ndryshe, në zgjedhjet e 14 shkurtit, Osmani ka bërë historinë duke qenë personi me i votuar në këto zgjedhje.

Osmani ka marrë plot 300 mijë e 788 vota, duke lënë mbrapa kundër kandidatin tjetër për president Ramush Haradinaj, si dhe kandidatët e tjerë që ishin për kryeministër.

Edhe në zgjedhjet e vitit 2019, Osmani ishte gruaja më e votuar duke marrë 176 mijë e 016 vota./ KultPlus.com

Të ngjajshme