Gazetari i “Financial Times” sqaron lapsusin e redaksisë: Rama nuk e cilësoi Kosovën “toka e askujt”

4 Tetor, 2023 - 8:53 pm

Kryeministri Edi Rama foli dje për gazetën “Financial Times” mbi situatën në veri të Kosovës.

Pas publikimit të lajmit, vetë gazetari, autor i shkrimit, ka njoftuar lexuesit e tij për një lapsus në citimin që redaksia i ka bërë një fjalie të Ramës.

Teksa fillimisht citohej se sipas Ramës, “Kosova është një pikë e nxehtë dhe me kalimin e viteve është bërë një tokë e askujt ku kombinohen të gjitha llojet e krimeve”, gazetari sqaron më pas se “Kryeministri i referohet veriut të Kosovës dhe jo shtetit të Kosovës.”

“E kemi ndryshuar këtë artikull për të sqaruar se kryeministri shqiptar po diskutonte problemet në veri të Kosovës, jo në të gjithë vendin”, shkruan gazetari i “Financial Times”, Marton Dunai në rrjetin social X. /ATSH /KultPlus.com

Të ngjajshme