Gjykata vendos: 62 vite burgim për të akuzuarit për rastin e 11-vjeçares

23 Prill, 2024 - 11:46 am

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim ndaj grupit të parë prej gjashtë personave në rastin e dhunimit të 11-vjeçares.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se të akuzuarit janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar nga gjykata pasi kanë kryer veprën penale “Dhunimi”.

B.Rr është dënuar me 12 vite burgim, ndërsa të akuzuarit D.Rr, B.S, M.S, F. S dhe M.R janë dënuar në kohëzgjatje prej 10 vitesh, secili veç e veç.

Kurse, i akuzuari G.S është liruar nga aktakuza për veprën penale të Dhunimit, i pandehuri D.RR është liruar nga aktakuza për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimit, i pandehuri F.S është liruar nga aktakuza për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimi, si dhe i akuzuari E.S është liruar nga aktakuza për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimit.

Të akuzuarve B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S dhe M.R. iu është caktuar masa e paraburgimit deri ne plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Këtë e ka konfirmuar edhe avokataje viktimës, Kimete Krasniqi për Insajderin, e cila tha se është marrë vendimi dhe se sipas saj, ky është një vendim meritor.

Po është marr vendimi. Është dënim meritor. Vetëm njeri prej tyre është liruar nga aktakuza ndërsa të tjerët janë dënuar me burgim . Njeri nder ta është dënuar me 12 vite burgim ndërsa te tjerët me nga 10- vite burgim”, tha ajo.

Prokuroria Themelore në Prishtinë në dhjetor të vitit 2022 kishte ngritur aktakuzë ndaj tetë personave, të moshës madhore, si të dyshuar për përfshirje në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, në muajin qershor.

Rasti i dhunimit të 11-vjeçares pati tronditur opinionin kur u bë publik në muajin gusht të vitit 2022.

Atë kohë fillimisht u raportua për pesë persona të dyshuar për dhunim të fëmijës. Më pas u zbulua se 11-vjeçarja ishte dhunuar edhe gjatë muajit qershor./KultPlus.com.

Të ngjajshme