Hapësira prapa Pallatit të Rinisë ndahet për teatër të operës dhe baletit

28 Prill, 2022 - 3:41 pm

Hapësira prapa Pallatit të Rinisë dhe Sporteve është ndarë sot për ndërtimin e teatrit të operës dhe baletit. Vendimi u mor në Kuvendin e Komunës së Prishtinës me 37 vota për, 0 kundër dhe 2 abstenime.

Ky njëherit konsiderohet si projekti më i madh kapital që shteti synon në infrastrukturën kulturore.

Kujtojmë që Teatri i operës fillimisht ishte menduar të ndërtohej pranë Fakultetit Teknik në “Kodër të Diellit”, madje ishin hapur edhe themelet e u humbën hiq më pak se një milion euro.

Ndërsa vitin e kaluar, Ministria e Kulturës përfundimisht u deklarua që ai lokacion nuk bën dhe filluan me opsione të reja. / KultPlus.com

Të ngjajshme