Hiqet logoja me shenjën ‘X’ në qendrën e përgjithshme të Twitter-it

2 Gusht, 2023 - 3:35 pm

Logoja me shenjën “X” mbi ndërtesën e qendrës së përgjithshme të Twitter-it në San Francisco të SHBA-së u hoq me ankesën e banorëve të zonës.

Elon Musk, pronari i kompanisë së medias sociale Twitter, ndryshoi logon e Twitter me “X” në qendrën e përgjithshme. Zyra e Inspektimit të Strukturave në San Francisco njoftoi se nga banorët e zonës kanë marrë 24 ankesa lidhur me ndryshimin e logos pa leje.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se popullata është ankuar se logoja “X” nuk është e besueshme dhe për shkak të dritës që ajo përhap përreth. Shenja “X” e vendosur në vend të logos klasike të “zogut”, u hoq ndërkohë që vazhdojnë diskutimet për lejen dhe ankesat lidhur me ndryshimin e logos në selinë e përgjithshme të Twitter-it.

Administrata e qytetit të San Franciscos edhe më parë ka ngritur hetim ndaj Twitter-it me arsyen e “shkeljes së lejes së dhënë për tabelë”.

– Musk ndryshoi logon e Twitter-it

Drejtori ekzekutiv i Twitter-it, Elon Musk ndryshoi me shkronjën “X” logon klasike të “zogut” të platformës së medias sociale.

Në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter, Musk shkroi “X.com” dhe deklaroi se tashmë adresa “X.com” ridrejtohet në “twitter.com”.

Musk, gjithashtu pronar i SpaceX dhe Tesla, bleu Twitter-in në tetor 2022 dhe që nga ajo periudhë ai ka ndërmarrë ndryshime radikale./KultPlus.

Të ngjajshme