Laura Fazliu e artë në Mastersin e Budapestit

5 Gusht, 2023 - 5:54 pm

Xhudistja kosovare Laura Fazliu, sot ka fituar medaljen e artë në Mastersin e Budapestin, garë e cila llogaritet të jetë më e madhja pas Lojërave Olimpike dhe Kampionatit Botëror, shkruan KultPlus.

Garuesja Fazliu në gjysmëfinale dhe finale ka fituar ndaj garueseve të Japonisë, Takaichi dhe Horikawa.

“Fazliu fitoi edhe 1800 pikë olimpike për Lojërat Olimpike Paris 2024, me të cilat do të ngritet edhe më lart në renditjen botërore dhe Olimpike”, thuhet në njoftimin e Kosovo Olympic Committee./KultPlus.com

Të ngjajshme