Microsofti prezanton tastin e inteligjencës artificiale

4 Janar, 2024 - 10:00 pm

Gjiganti teknologjik, Microsofti, ka prezantuar ndryshimin më të madh në tastierat e veta në tri dekada. Kompania ka prezantuar tastin e inteligjencës artificiale (AI).

Tasti do t’ua mundësojë përdoruesve t’i qasen “Copilot” – robotin e mençur të Microsoftit, në kompjuterët e rinj me Windows 11.

Microsofti është investitor i rëndësishëm në “OpenAI”, që mundëson aftësitë e “Copilotit”.

Kompania ka integruar inteligjencën artificiale edhe në produkte të tjera të veta, si “Microsoft 365” dhe “Bing”.

Rivali “Apple” ka prezantuar butonin “Siri” ose opsionin për të në Macbookë qe disa vite.

“Copiloti” u ndihmon përdoruesve me funksionet si kërkime, të shkruajnë emaile e krijim të fotografive.

Në një blog duke prezantuar ndryshimet, zëvendëspresidenti i Microsoftit, Yusuf Mehdi, ka thënë se ky është “moment transformues” dhe e ka krahasuar me tastin e “Windowsit” të shtuar para gati 30 vjetësh.

Sipas tij, ndryshimi do të sjellë “thjeshtësi” e “lehtësi” për përdoruesit. Tastierat, me opsionin e ri, pritet të jenë të gatshme nga muaji shkurt./KultPlus.com

Të ngjajshme