Mitrovica shpallet kryeqyteti i Javës së Frankofonisë në Kosovë

18 Mars, 2024 - 4:30 pm

Nga ‘Muzeu i Mitrovicës’ kanë njoftuar së në bashkëpunim me Ambasadat Frankofone në Kosovë, Komuna e Mitrovicës është shpallur Kryeqyteti i Javës së Frankofonisë në Kosovë.

Kjo javë pritet të jetë e mbushur me aktivitete kulturore, duke përfshirë shfaqje, diskutime, shfaqje filmash dhe punëtori kulinarie, të cilat do të mbahen në hapësira të ndryshme të qytetit.

Kjo javë kulturore është organizuar në partneritet me Ambasadën Franceze, Zvicerane, Ambasadën Belge, Komunën e Mitrovicës, Muzeun e Qytetit të Mitrovicës, 7Arte, si dhe partnerët: Kolegjin IBCM dhe Gjimnazin “Frank Bardhi”. / KultPlus.com

Të ngjajshme