MKRS dhe Federata e Xhudos nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

29 Mars, 2023 - 2:19 pm

Në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë, sot është nënshkruar memorandum bashkëpunimi trepalësh në mes të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Federatës së Xhudos të Kosovës, përcjell KultPlus.

Përmes këtij memorandumi po i jepet jetë konceptit të integrimit të arteve marciale në programet e përhershme trajnuese dhe arsimore në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Sipas ministrit të mbrojtës Armend Mehaj, ky koncept që është në linjë me programin ‘’Kosova, shtet i xhudos’’ do të filloj së zbatuari gjatë këtij viti si pjesë e trajnimeve formale të nivelit bazik, ndërsa ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale të FSK-së, ashtu që në kuadër të investimit në arsimimin dhe trajnimin e ushtarëve në fushën operacionale, përmes angazhimit të xhudistëve tashmë të mirënjohur ndërkombëtarisht, të aftësojmë ushtarakët tanë edhe në aplikimin e arteve marciale, si metodë për vetëmbrojtje, neutralizim të kundërshtarit, por dhe nxitje të shpirtit garues ndërmjet ushtarëve, pasi programi është ambicioz, me synimin që Forca e Sigurisë së Kosovës të marr pjesë në garat botërore multidisiplinare të Këshillit Ndërkombëtar të Sporteve Ushtarake.

“Përmes këtij programi përveç investimit në përgatitjen e oficerëve dhe ushtarëve, ne po vlerësojmë edhe profesionalizmin e xhudistëve tanë duke i angazhuar në institucionet tona të sigurisë”, shkruan Mehaj.  / KultPlus.com

Të ngjajshme