MKRS shpall konkurs për kurimin e ekspozitave të përhershme në muze

20 Nëntor, 2023 - 5:31 pm

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në kuadër të Programit Kombëtar të Muzeve, ka shpallur konkurse për hartimin e projekteve të kurimit të ekspozitave në muzetë: Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Prizren, Muzeu Etnologjik – Emingjiku në Prishtinë, Kompleksi i Kullës së Isë Boletinit në Boletin, dhe Muzeu i Burgut të Idealit në Prishtinë.

MKRS përmes një postimi në facebook ka ftuar që profesionistët e interesuar të aplikojnë përmes e-prokurimit, në web faqen: https://tinyurl.com/3s87jzan

“Shërbime për zhvillimin e proceseve dhe produkteve teknike për rivitalizimin dhe adaptimin, menaxhimin, ‘kurimin’ e ekspozitave dhe [ri]funksionalizimin e muzeve [ekzistues], të vendosur në ‘asete’ të trashëgimisë kulturore arkitekturale- të ‘Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit’, në Prizren; të Muzeut Etnologjik- te ‘Kompleksit të shtëpive Emin Gjiku’, në Prishtinë, të ‘Kompleksit te Kullës së Isë Boletinit’, në Boletin, dhe të ‘Muzeut të Burgut të Prishtinës- Burgu i idealit’, në Prishtinë.”, thuhet në njoftimin e MKRS.

Afati i fundit për aplikim: 19.12.2023, ora 14.00./KultPlus.com

Të ngjajshme