Ms. Idenfinite shpreh revoltën artistike për rastet e femicidit në Kosovë përmes video-performancës ‘1/6’

10 Dhjetor, 2022 - 7:00 pm

Në kuadër të fushatës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës mbi baza gjinore” e cila shënohet në mbarë botën për të rritur ndërgjegjësimin ndaj dhunës me bazë gjinore, Ms.Indefinite ka realizuar video-përfomancen “1/6”,  e cila shpreh revolten dhe protestën artistike për rastet e femicidit ne Kosovë.

Në përshkrimin e bashkëngjitur në video-performancë, thuhet se dy raste femicidi brenda një jave dhe brenda gjashtëmbëdhjetë ditëve të fushatës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës mbi baza gjinore”, janë thirrje e fundit për institucionet shtetërore që të trajtojnë rastet e femicidit si urgjencë kombëtare.

Video-Perfomanca është realizuar në bashkëpunim me organizaten joqeveritare Qendra Kosovare për Studime Gjinore(QKSGj).

Më poshtë mund ta shikoni videon e realizuar nga Ms.Indefinite:

Të ngjajshme