MSh: Për 6 muaj Kosova ka kaluar pothuajse të gjitha shtetet e Evropës Juglindore me vaksinim

6 Tetor, 2021 - 6:30 pm

Ministria e Shëndetësisë përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se për 6 muaj Kosova i ka tejkaluar pothuajse të gjitha shtetet e Evropës Juglindore sa i përket vaksinimit të popullsisë, transmeton KultPlus.

Kjo sipas MSH-së është bërë falë angazhimit të punëtorëve shëndetësorë e qytetarëve.

Nga kjo ministri kanë publikuar një video me grafika për të treguar progresin që ka shënuar Kosova gjatë 6 muajve.

Me këtë rast, MSH u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

“Falë angazhimit të pashoq të mjekëve dhe infermierëve tanë në luftën kundër pandemisë dhe falë besimit të qytetarëve, vendi ynë për 6 muaj i ka tejkaluar pothuajse të gjitha shtetet e Europës Juglindore me përqindje të popullatës së vaksinuar”, është thënë nga kjo ministri. / KultPlus.com

Të ngjajshme