Nis restaurimi i kishës së ‘Shën Janit’ në Delvinë

14 Prill, 2023 - 10:15 pm

Në kishën e “Shën Janit”, në bashkinë e Delvinës, kanë filluar punimet për restaurimin e saj.

Pas hartimit të projektit nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë dhe miratimit nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ka nisur zbatimi i punimeve të mirëmbajtjes, restaurimit dhe konsolidimit.

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë bën të ditur se punimet përfshijnë restaurimin dhe konsolidimin e muraturës, restaurimin e kalldrëmit, sistemimin e terrenit, etj.

Sipas DRTK-së, restaurimi dhe plotësimi i shtresës me kalldrëm do të kryhet në gjithë perimetrin e jashtëm të rrënojave të kishës në përputhje me rrënojat e kalldrëmit ekzistues dhe të dhënave të hershme për monumentin./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme