Një vit nga vdekja e regjisorit Bekim Lumi

30 Korrik, 2019 - 9:30 am

Me rastin e njëvjetorit të shkuarjes në amshim të regjisorit të mirënjohur, profesorit universitar, Bekim Lumi, organizohet manifestim përkujtues me moton “Unë besoj në teatër”.

Regjisor i shfaqjeve më të mira në teatrin kosovar në dy dekadat e fundit.

Ky është një prej konstatimeve që ishte bërë për Bekim Lumin në ditën e 30-të të korrikut të vitit të kaluar, kur ai vdiq. Por gjatë jetës së tij prej artisti, Lumi nuk është njohur vetëm si regjisor. Midis të tjerash ai ishte edhe studiues. Kjo pjesë tjetër e anës së tij prej intelektuali do të shpaloset edhe në një vjetorin e vdekjes së Lumit.

Me moton “Unë besoj në teatër” që është një prej fjalive të tij, Lumi do të kujtohet mbrëmjen e sotme në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Me rastin e shënimit të përvjetorit, pos disa pikave artistike që do të jepen në kujtim të Lumit, do të bëhet edhe përurimi i veprës studimore të tij me titull “Shekspiri dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit”. /KultPlus.com

Të ngjajshme