Organizohet mësim falas për deputetët (FOTO)

13 Shkurt, 2020 - 10:02 am

Lëvizja politike nën moton “Le të mësojmë pak se boll doktoruam” ka organizuar një aktivitet të quajtur “Shkollë falas për deputetë”.

Me këtë rast kjo organizatë në sheshin e Prishtinës po ofron mësim falas për të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Aty shihen të vendosura bankat, tabela dhe abetaret.

Kjo pasi që në seancën për zgjedhjen e qeverisë, shumë prej tyre kanë bërë gabime në lexim. / KultPlus.com

Të ngjajshme