PEN Qendra e Kosovës nesër trajton dy tema letrare në British School

8 Shkurt, 2024 - 8:56 pm

Nesër, në orën 13:30, në British School, PEN Qendra e Kosovës, trajton dy tema letrare: “Letërsia përtej kufijve” dhe “Edukimi letrar përmes leximit”.

Për temën e parë do të flasë poeti Lulzim Tafa, ndërsa për temën e dytë do të flasë studiuesja e poetja Naime Beqiraj.

Temar trajtohen në kuadër të projektit kulturor “Edukimi letrar dhe procesi krijues i talenteve të reja” të cilin e ka përkrahur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Në fund të aktivitetit antëtarë të PEN Qendrës së Kosovës do të shpërndajnë libra për pjesëmarrës.

Ky është aktiviteti i pestë i PEN Qendrës së Kosovës në kuadër të këtij projekti.Me këtë projekt janë paraparë të zhvillohen edhe disa takime të tjera me lexues e krijues./KultPlus.com

Të ngjajshme