Përfundon renovimi i Palestrës Sportive në Pallatin e Rinisë

8 Tetor, 2023 - 2:00 pm

Ministri Hajrulla Çeku ka bërë të ditur se së fundmi ka përfunduar renovimi i Palestrës Sportive në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Me këtë investim, palestra ofron kushte shumë më të mira për sportistët, klubet e të rinjtë tanë.

Të gjitha punimet janë bërë me profesionalizëm të lartë, cilësi dhe sipas standardeve të FIBAs.

“Po krijojmë një të ardhme më të mirë për sportin”, ka shkruar ai. / KultPlus.com

Të ngjajshme