Përkujtohet 81-vjetori i Konferencës së Pezës

16 Shtator, 2023 - 10:00 pm

Drejtuesit lokalë të Tiranës përkujtuan sot 81-vjetorin e Konferencës së Pezës.

Veteranë dhe qytetarë të shumtë u mblodhën në ceremoninë e organizuar nga Bashkia në nder të kësaj ngjarjeje të rëndësishme historike për shqiptarët.

“Data emblemë, 16 Shtator, ka një rëndësi të veçantë për të gjithë ne shqiptarët, se shënon ditën kur Peza u kthye në qendrën e unifikimit, të bashkimit të të gjithë forcave dhe faktorëe politikë të asaj kohe në Shqipëri,” u shpreh nënkryetari i bashkisë, Andi Seferi.

Deputeti Toni Gogu theksoi se vajza dhe djem vendosën të luftonin të gjithë së bashku të keqen më të madhe të kohës, nazifashizmin dhe forcat e errëta që qytetërimi kishte provuar ndonjëherë.

“Sa më shumë largohen ditët nga 16 Shtatori i ’42, aq më shumë zmadhohet vepra vetëmohuese, largpamëse, vizionare e atyre vajzave dhe djemve shqiptarë që i kuptuan kohët si askush tjetër dhe së bashku u mblodhën pa parë dallimet e tyre, agjendën politike të ditës e vendosën të luftonin të gjithë së bashku të keqen më të madhe të kohës, nazifashizmin dhe forcat e errëta që qytetërimi ynë kishte provuar ndonjëherë,” tha mes të tjerash deputeti Toni Gogu.

Me rastin e kësaj ngjarjeje, sic është kthyer tashmë në traditë, bashkia organizoi edhe “Peza N’Fest23”, ku u zhvilluan lojra sportive për fëmijë, aktivitete si dhe një koncert festiv për të rinjtë. /atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme