Përkushtimi i “Tive” për fuqizimin e grave në Kosovë, Ambasada amerikane e nominon për çmimin Përsosmëri Korporative

1 Gusht, 2023 - 11:37 am

Ambasada amerikane në Prishtinë me krenari ka njoftuar se ka nominuar “Tive” për Çmimin për Përsosmëri Korporative 2023 për përkushtimin e tyre në fuqizimin e grave në mbarë Kosovën, përcjell KultPlus.

Sipas Ambasadës amerikane në Kosovë, programet e kodimit të Tive për gratë forcojnë ekonominë e Kosovës dhe promovojnë diversitet më të madh, barazi dhe përfshirje.

“Ambasada në Prishtinë është krenare të nominojë ‘Tive’ për Çmimin e 2023-s nga Sekretari Blinken për Ekselencë Korporative për përkushtimin e tyre në fuqizimin e grave në mbarë Kosovën. Programet e kodimit të ‘Tive’ për gratë forcojnë ekonominë e Kosovës, promovojnë diversitet më të madh, barazi dhe përfshirje”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com

Të ngjajshme