“Përpara se të merrni thesaret e mrekullueshme të një jete të lumtur, së pari duhet të jepni nga vetja”

4 Janar, 2023 - 4:00 pm

Mary Kay Ash, lindur si Mary Kathlyn Wagner më 12 maj 1918, ishte një biznesmene amerikane dhe themeluese e Mary Kay Cosmetics, Inc.

Në vdekjen e saj, ajo kishte një pasuri prej 98 milionë dollarë, dhe kompania e saj kishte më shumë se 1.2 miliardë dollarë në shitje me një forcë shitje prej më shumë se 800,000 në të paktën tre duzina vende.

Mary Kay Ash njihet edhe për disa thënie mjaft të mira, e një nga të cilat po ju sjellim më poshtë.

“Përpara se të merrni thesaret e mrekullueshme të një jete të lumtur, së pari duhet të jepni. Jepni nga vetja. Jini në shërbim dhe mirësi të të tjerëve. Vetëm ajo që jepni mund të shumëfishohet në jetën tuaj.

Duhet të mbillni dicka që doni ta korrni më vonë!

Mbillni një farë mirësie, dashurie e suksesi sot. Mos e pritni ajo të lulëzoj menjëherë, thjesht ushqeni mendjen me optimizmin për të!”/ KultPlus.com

Të ngjajshme