Presidentja Osmani: Sot, Kosovë e Shqipëri, bashkërisht në Vlorë për ta kremtuar këtë ditë të shenjtë për ne

28 Nëntor, 2022 - 3:04 pm

Është mbajtur sot ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë në Vlorë.

Në këtë ceremoni ishte e pranishme edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e cila wshtw shprehur se Akti i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Dita e Flamurit, janë ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar.

“E nderuar të jem sot në Vlorë krahas liderëve shtetërorë e institucional të Kosovës dhe Shqipërisë, për ta kremtuar këtë ditë të shenjtë për ne.

Që prej Gjergj Kastrioti- Skënderbeut, Ismajl Qemalit, Hasan Prishtinës e Isa Boletinit, e deri te presidenti historik Ibrahim Rugova dhe komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari – një ëndërr dhe një ideal kishim. Sot, Kosovë e Shqipëri, bashkërisht në Vlorë, kujtojmë në këtë 110 vjetor, gra e burra, të cilët e bën të mundshme projektin e shteteve tona të pavarura”, shkruan Osmani e cila tutje shprehet se ashtu siç e kemi bërë bashkërisht rrugën historike, bashkërisht do ta kemi rrugëtimin tonë për në familjen evropiane.

“Urime Dita e Flamurit. Rroftë Kosova dhe rroftë Shqipëria!”, shkruan Osmani. / KultPlus.com

Të ngjajshme