Profesorët e UNI – Universum International College certifikohet nga Arizona State University për digjitalizimin e mësimdhënies

18 Janar, 2024 - 1:09 pm

UNI – Universum International College ka dëshmuar edhe një herë përkushtimin ndaj cilësisë akademike duke ofruar arsim të klasit botëror përmes partneritetit me Arizona State University. Profesorët e universitetit përfunduan programin e certifikimit Blended Learning nga Arizona State University ku përfituan njohuri dhe aftësi thelbësore duke ndjekur njërin modul rreth trendeve më të fundit në edukim.

Certifikimi në mësim online, të përzier dhe digjitalisht të pasuruar i ofruar nga Arizona State University përfshin shembujt më të mirë për digjitalizimin e mësimit, gjithëpërfshirje të studentëve dhe vlerësimin e tyre. Profesorët u pajisën me teknika dhe metoda të vlerësimit dhe ligjërimit online.

Investimi i UNI – Universum International College në zhvillimin profesional të ligjeruesve përmes programit të certifikimit për Blended Learning nga Arizona State University nënvizon përkushtimin e universitetit për të ofruar një arsim të klasit botëror. Ndërsa këta ligjërues sjellin njohuritë dhe aftësitë e tyre në klasë, studentët e UNI mund të presin një përvojë edhe më të pasur dhe efektive të të mësuarit.

UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA.

Për më shumë informata rreth mundësive të studimit kontakto +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.

Të ngjajshme