Restaurohet ‘Les Fauves’, një prodhim kinematografik me vlera nga Stefan Taçi

6 Shtator, 2023 - 7:30 pm

“Les Fauves” është një art-film nga më interesantët e koleksionit filmik të AQSHF-së. I realizuar nga Stefan Taçi në vitin 2003, filmi i animuar është një homazh për Henri Matisse dhe lëvizjen foviste të nisur nga ai (fauvism).

“Les Fauves” është i qëndisur si me dorë për të rikrijuar pikturat e artistit të famshëm francez. Përmes teknikave të ndryshme të animacionit dhe xhirimeve reale, filmi është një homazh për jetën, artin dhe për të gjithë njerëzit e pafajshëm të vrarë nga dhuna e verbër e çdo lloji.

Filmi vjen në variantin e restauruar, me ngjyra të mrekullueshme pranë origjinalit, dhe me cilësi të lartë figure dhe zëri, nga studio Quality Matters në Indi.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit do të organizojë një event për përfundimin me sukses të projektit te restaurimit dhe për nderimin e artistëve që punuan për realizimin e këtij filmi. Eventi do të zhvillohet më 12 shtator, në Pallatin e Brigadave./KultPlus.com

Të ngjajshme