‘Rruga për në kthim’, kujtesë për Habib Çelaj dhe jetën e tij si refugjat

7 Prill, 2021 - 10:49 pm

Me rastin e vdekjes të arsimtarit e poetit Habib Çelaj nga Kizhareka e Drenasit KultPlus publikon reportazhin e bërë nga Hazir Reka dhe Nerimane Kamberi më 1998 për Çelajn në malet e Kizharekës ku ishte refugjat, si dhe poezinë e shkruar nga ai.

Foto e reportazhit

Poezia e Habib Çelaj

“Bën ftohtë

Furtuna e shqyen najllonin

Nën qiellin e vranët

I lag shiu

Najlloni pikon, pikon, pikon

Shtrojerë dashurie në tendë

Nëpër tokëmali

Në tragjedinë e pikëllimit

Plafi s’na i mbulon këmbët”/ KultPlus.com

Të ngjajshme