займ на карту онлайн потребительский кредит

Shoqata e gastronomëve: Vendimi i fundit i Qeverisë na shpie drejt kolapsit ekonomik

8 Korrik, 2020 - 7:00 pm

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka vlerësuar se masat e fundit të marra nga Qeveria e Kosovës për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, e shpie këtë sektor drejt kolapsit ekonomik.

Me vendimin e Qeverisë së Kosovës është shkurtuar orari i punës në gastronomi deri në ora 21:00, ndërsa gjatë orarit lejohet vetëm puna në pjesën e hapur të lokalit dhe po ashtu duke u mbajtur distanca. Shoqata ka bërë thirrje që të dënohen individualisht bizneset që nuk respektojnë masat e jo i gjithë sektori.

“Ne si Shoqatë, edhe pse kemi qenë vazhdimisht sektori më i goditur nga pandemia, kemi qenë dhe jemi të gatshëm për bashkëpunim me institucionet përkatëse. Vendimi i fundit i marë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, jo vetëm që nuk ndikon në parandalimin e përhapjes së virusit, por edhe shkatërron komplet bizneset tona dhe na shpie drejt një kolapsi ekonomik. Si Shoqatë mendojmë që shkurtimi i orarit të punës deri në orën 21:00, neve si biznese na pamundëson operimin e mëtutjeshëm dhe na çon drejt shpalljes së bankrotit. Njëkohësisht, nuk besojmë që ky është faktor kyç që do të ndihmonte zvogëlimin e numrit te infektuarve dhe si Shoqatë besojmë që vetëdijesimi i klientëve tonë, stafit, mbajtjes së maskave dhe respektimit te masave të tjera gjithmonē në bashkëpunim me institucionet përkatëse do të ishte zgjidhje më e mirë. Ne mbetemi të bindur që orari nuk është problemi dhe faktori kryesor por vetëdijesimi i popullatës për të mbrojtur veten dhe të tjerët duke respektuar masat e ISHPK-së. Virusi është ekzistent, dhe ne duhet të mësohemi te jetojmë me të duke e vetëdijesuar popullatën dhe parandaluar rritjen e numrit të infektuarëve dhe jo duke fajësuar vetëm sektorë të caktuar e duke goditur vetëm biznese të caktuar. Për më tepër, nuk ka fakte dhe statistika të sakta qe vatra e virusit është Gastronomia dhe si shoqatë, ndjehemi të revoltuar nga shpifje të tilla, marrë parasysh se ne nuk veprojmë për të dëmtuar askënd kur edhe vet jemi të rrezikuar nga ky virus dhe kemi përgjegjësi ndaj vetes, familjes dhe shoqërisë. Ju bëjmë thirrje që Institucionet kompetente ti gjobisin bizneset individualisht për shkelje të masave dhe rregullave, dhe jo të veprojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse”, është shkruar në komunikatë.

Po ashtu gastronomët kanë kërkuar nga institucionet për ndihmë shtesë, si riprogramim të kësteve të kredisë, lehtësira për çasje në financa, përkrahje për pagat dhe qiratë, së paku edhe për tre muaj, shtyrje të deklarimeve dhe pagesave të tatimeve, së paku edhe për tre muaj.

Të ngjajshme