Shpëtim në Shqipëri, Johanna Jutta Neumann mbijetoi Holokaustin

1 Shkurt, 2021 - 7:22 pm

KultPlus ju sjell sonte rrëfimin e të mbijetuarës  së Holokaustit Johanna Jutta Neumann, e cila ndërroi jetë mbrëmjen e 26 Prillit 2017 në moshën 86 vjeç.

Kjo intervistë është realizuar nga Deutsche Welle në vitin 2004.

DW: Në një kafe të Hamburgut Johanna Jutta Neumann shfleton faqe nga libri i saj ,“Via Albania“ botuar fillimisht në gjuhën angleze dhe tashmë edhe në gjuhën gjermane.

Johanna Neuman, me origjinë hebre ka lindur këtu në Hamburg. Këtu ka filluar edhe shkollën… klasën e dytë nuk mundi ta mbaronte. Në shkurt 1938, prindërve të saj, për t`i shpëtuar terrorit nazist, iu desh të largoheshin nga Gjermania.

Ata zgjodhen Shqipërinë si vend kalimi.

Për mua ishte shume e rëndësishme, thotë zonja Neumann që të botoja këtë libër….

Johanna Neumann: …sepse doja që femijet dhe nipërit e atyre që na ndihmuan në Shqipëri ta dijnë se prindërit dhe gjyshërit e tyre kanë qenë njerëz shumë të mirë.

DW: Pse zgjodhen prinderit e saj Shqiperine si vend shpetimi?

Johanna Neumann: Pas natës së Kristaltë kur në Gjermani u dogjën sinagogat jeta u bë e vështirë për hebrenjet.

Prindërit e Johanna Neumanit kishin njohur më parë atasheun e Mbretërisë shqiptare në Berlin. Ai u pati ofruar një vizë për Shqipëri.

Johanna Neumann: Ai donte të martohej dhe kishte nevojë për lekë. Kështu morri hua nga Familja Neumann dhe disa miq të tjerë. Më vonë kur familja Neuman përfundoi në Durrës, prindërit e tij e kthyen huanë.

DW: Kështu me një vizë shqiptare dhe asnjë kontakt ose informacion mbi Shqipërinë, familja Neumann u nis nga Hamburgu për në Mynih, Bolonjë, Bari dhe përfundoi në Durrës.

Johanna Neumann: Kur shkuam në Durrës nuk e dinim cfarë na priste.

Ata nuk e dinin që atje ndodheshin 60 hebrenje të Austrisë ose edhe nga Jugosllavia. Dy ndërtesa në Durrës ishin mbushur ndërkohe me hebrenjë. Hebrenjët të tjerë kishin marre me qera vilat e Durrësit.

DW: Familja Neumann shkoi në Shqipëri përkohësish për të marrë një vizë për në Amerikë dhe për të emigruar përfundimisht atje. Por disa javë më vonë Italia pushtoi Shqipërinë dhe familjes Neumann iu desh të qëndronte deri në fund të luftës në Shqipëri.

Johanna Neumann: Gjatë gjithë periudhës së luftës na u desh të qëndronim në Shqiperi. Por për fatin tonë sepse falë shqiptarëve ne mundëm të shpëtonin. Ky është thelbi i gjithë historisë- shqiptarët ishin fantastike. Në asnjë vend tjetër të Europës, përvec Shqipërisë nuk pati pas lufte më shume hebrenjëve se para lufte.

Johanna Neumann: Kur gjermanët u futën në Jugoslavi shqiptarët hapën kufijtë dhe thanë kush mund të vijë le të vijë. Kjo nuk është fantazi femije. Kruja, ju e dini kush ishte Kruja, shkoi tek Jakomoni dhe i tha „ne do i fshehim të gjithë hebrenjet e Jugosllavisë, do u japim emra shqiptare dhe do i shpërndajmë nëpër Shqipëri. Gjermanët i dinin shume mire emrat e atyre që e kishin kaluar kufirin për tu futur në Shqipëri dhe kërkuan që brenda 48 oreve hebrenjet të largoheshin nga Shqipëria. Brenda 48 orëve Kruja i fshehu hebrenjet nëpër Shqipëri. Disa hebrenje u fshehën në spitalin e Prishtinës, dhe Kruja tha, oh, ata janë të infektuar me tifos dhe gjermanët nuk u futën brenda. Të gjithë këta njerëz u shpëtuan.

DW: E vërshtirë u bë jeta për hebrenjet kur Shqipëri u pushtua nga gjermanët. Familja Neumann u detyrua të largohej nga Durrësi për në Berat, dhe Lushnjë. Kur i jati u detyrua të fshihej tek një fshatar në Kruje, Johanna me të ëmën jetuan tek familja e inxhinjer Pilkut një shqiptar i martuar me grua germane. Gjermania, Lisalote i prezantonte hebrenjet e fshehur në shtëpi sikur të ishin pjesë e familjes së saj që kishin ardhur ta vizitonin nga Gjermania. Për shqiptarët vetë, ndihma që i është dhënë hebrenjeve gjatë luftës së dytë botërore ka qenë nje vepër krejt normale, asgjë e jashtëzakonshme. Por nga përvoja që u është dashur të kalojne hebrenjet në vende të ndryshme edhe të Ballkanit.

Johanna Neumann: Është një gjë e jashtëzakonshme, sepse ishte shumë e rrezikshme. Që shqiptarët donin të ndihmonin, këtë e kuptoj, por ata e dinin sa e rrezikshme ishte ajo që bënin. Kjo është shumë e rëndësishme. Ata e dinin se nëse merrej vesh se ata ndihmonin ose fshihnin hebrenje, rrezikohej vetë jeta e tyre. Interesante është se njerëzit nuk ishin kush e di sa të studiuar…Ai fshatari ku ne jetonim kishte disa pula dhe nje lope, pak toke… por ai nuk do na kish tradhetuar kurre për asnjë gjë…/dw/ KultPlus.com

Të ngjajshme