Sot, Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit Njerëzor

20 Dhjetor, 2023 - 11:33 am

Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka shpallur datën 20 dhjetor si Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, është e bindur se promovimi i kulturës së solidaritetit dhe i frymës së ndarjes është i rëndësishëm për luftimin e varfërisë.

Solidariteti është identifikuar si një nga vlerat themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare në shekullin e 21-të, ku ata që vuajnë ose përfitojnë më pak, meritojnë ndihmën e atyre që përfitojnë më shumë. Për rrjedhojë, në kontekstin e globalizimit dhe sfidës së pabarazisë në rritje, forcimi i solidaritetit ndërkombëtar është i domosdoshëm.

Nëpërmjet nismave të tilla si krijimi i Fondit Botëror të Solidaritetit për zhdukjen e varfërisë dhe shpallja e Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor, koncepti i solidaritetit u promovua si vendimtar në luftën kundër varfërisë dhe në përfshirjen e të gjithë aktorëve përkatës.

Sipas OKB, kjo është një ditë për të festuar unitetin tonë në diversitet; një ditë për t’u kujtuar qeverive të respektojnë marrëveshjet ndërkombëtare; një ditë për t’u ndërgjegjësuar për rëndësinë e solidaritetit; një ditë për promovimin e solidaritetit për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm duke përfshirë zhdukjen e varfërisë etj./ KultPlus.com

Të ngjajshme